Telegrafi

Celina publikon videon kur detyron tifozët ta heqin parullën ‘Kosova është Serbi’ (Video)

E provokuan me parullën ‘Kosova është Serbi’, mirëpo Bersant Celina tregoi se di ta mbrojë shtetin e vet.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, që luan tek Twente u gjet në një situatë të palakmueshme sot.

Disa tifozë serb të Twentes kishin shpalosur një parullë ‘Kosova është Serbi’, ndërsa Celina bisedoi vet me ta.

Lexo po ashtu Tifozët e provokojnë me parullën ‘Kosova është Serbi’, Celina reagon ashpër ndaj tyre (Foto)

Ai nuk ishte sot në ndeshje për shkak të kartonit të kuq, ndërsa ka shkuar dhe i ka kërkuar tifozëve ta heqin atë parullë.

Një gjë e tillë edhe ndodhi, pasi tifozët u dorëzuan përballë kërkesës së yllit tonë.

Pasi tregoi dashuri të madhe vite më parë duke refuzuar Norvegjinë dhe duke pranuar të luaj për Kosovën, Celina sot tregoi edhe njëherë se sa është i lidhur me vendlindjen e tij. /Telegrafi/