Telegrafi

Celina i jashtëzakonshëm, asiston dhe shënon ndaj PSV-së (Video)

Bersant Celina ka zhvilluar një ndeshje të ‘çmendur’ ndaj skuadrës së madhe holandeze, PSV.

Twente dhe PSV luajtën sonte(enjte) mes vete në derbin e javës së 29 të kampionatit holandez, Eredivisie.

Skuadrat u ndanë në barazim 2-2, por sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina pati paraqitje brilante.

Lexo po ashtu Ekskluzive/ Celina rrëfehet për Telegrafin: Jam lënduar duke e hequr banderolën, do të luftoj gjithmonë për ta mbrojtur vendin tim

Celina mbylli këtë takim me një asistim dhe një gol duke qenë njëri nga më të mirët te skuadra e tij.

Fillimisht ylli i Kosovës dhuroi një asistim në minutën e shtatë për Enes Unal, i cili kaloi skuadrën në epërsi të hershme, ndërsa golin e shënoi në minutat shtesë të ndeshjes duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë.

Ndryshe, deri më tani këtë sezon në Holandë ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime. /Telegrafi/