Telegrafi

Celina dhe Zeneli në garë për futbollistin e javës në Holandë (Foto)

Dy futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina dhe Arbër Zeneli kanë shkëlqyer në kampionatin holandez këtë javë.

Të dy mesfushorët ofensivë kanë shënuar gola të rëndësishëm, ku Celina realizoi golin e fitores për Twenten 2:1 ndaj Vitesses, ndërsa Zeneli realizoi me Heereenvenin përballë Den Haagit 3:0.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shqiptarët nëpër botë
Arbër Zeneli duke festuar golin e shënuar ndaj Den Haag

Kosovarët kanë marrë nota të larta dhe kësisoj janë futur në garë për futbollistin më të mirë të javës në kampionatin holandez Eredivisie.

Përveç Celinës dhe Zenelit në garë për futbollistin e javës janë edhe tre futbollistët nga Ajaxi, Lasse Schone, Davinson Sanchez dhe Kasper Dolberg.

Për të votuar dy yjet nga Kosova klikoni KËTU. /Telegrafi/