Bashkimi Evropian synon fokusimin në forcimin e marrëdhënieve tregtare me Turqinë, ka thënë të enjten ministri turk për Çështje evropiane Omer Çelik.
Deputetët evropianë muajin e kaluar bënë thirrje për të ndaluar bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE, në mënyrë që Brukseli të hapë bisedimet për forcimin e doganave ekzistuese të Unionit.