Artistët shqiptarë po bëhen gjithnjë e më shumë socialë dhe këtë po e vërtetojnë edhe përmes iniciativave bamirëse që ndërmarrin.
Ditë më parë Noizy bëri të ditur përmes një mesazhi në emisionin “Opinion” se kishte vendosur të ndihmonte një familje skamnore, duke u ndërtuar atyre shtëpinë.
Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi edhe reperi Gold AG, i cili në bashkëpunim me një donator të quajtur Halil Kastrati, përuruan sot shtëpinë e re të një familjeje në nevojë nga qyteza e Kamenicës.
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet Gold AG përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqte momentin e dorëzimit të çelësave zotit të shtëpisë.
“Sot në Kamenicë, në përurimin e një shtëpie, ku familja ishte në kushte të rënda. Me vëllaun Halil Kastrati” (sic.), ka shkruar reperi në imazhin e shfaqur në Instagram.
Ndërkohë, Halil Kastrati i cili ka qenë një ndër kontribuesit më të mëdhenj, njihet si donator i ndërtimit të shumë shtëpive për familjen skamnore, dhe e radhës nga Kamenica u gëzua sot me një të tillë. /Telegrafi/