Eksperti Tomor Çela, ka theksuar se në bazë të asaj që ka prezantuar Komisioni i ri për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, procesi i punës ka pasur ngecje serioze, që sipas tij, e ulin vlerën e raportit.
Ai në emisionin “Debat – D” të “RTV Dukagjini”, ka thënë se Komisioni nuk ka pasur transparencën e nevojshme, për ta bindur opinionin e gjerë se janë duke bërë punë profesionale dhe të argumentuar.
“Në projekte të tilla nuk ndodh të mos ketë diskutim publik me të gjitha palët. Në një komisionin e matjes ne kemi bërë diskutim publik, ku ju kemi dhënë të gjithëve të kenë qasje në dokumentacion. Faktet që janë të shënuara në atë raport, nuk tregojnë shkallë të transparencës, dhe se ky raport tregon se ka një varfëri profesionale”, ka theksuar ai.
Sipas tij, të gjitha ato që janë thënë tash e dy vite e gjysmë, janë thënë në raportin e Komisionit.
“Nuk mund të flasim për ndonjë fakt që do të na tregonte ndonjë peshë profesionale për të vendosur në tavolinën e analizave ose gjykatave të arbitrazhit për kufijtë”, ka shtuar Isufi. /Telegrafi/