Site icon Telegrafi

Çeku i quajti dyfytyrësi deklarata e opozitës për Asociacionin, i reagon Çitaku

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka reaguar opozitës pas kritikave të tyre rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Duke e quajtur dyfytyrësi të thellë, ai ka shkruar se “e pranuat Asociacionin pa njohje” po u thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend.

“Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ajo e ka quajtur turp deklaratën e ministrit Çeku.

“Ministri i Kulturës thotë se opozita qenka dyfytyrëshe që po e kritikon pushtetin pas pranimit të asociacionin. Kritika është për dhunën, bombat, sharjet, lotsjellësin, vitet e humbura, dhe vdekjet që u shkaktuan nga kundërshtimi i një marrëveshje, të cilën sot VV e pranon në një version shumë më të dobët. Turp”, ka shkruar Çitaku. /Telegrafi/

Exit mobile version