Telegrafi

Çeku dhe Bogujevci vizituan objekte me vlerë kulturore e historike në Podujevë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë qëndruar sot në Podujevë, ku kanë vizituar objekte të ndryshme me rëndësi kulturore dhe historike.

Të shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj, ministri Çekaj dhe nënkryetarja Bogujevci kanë vizituar punimet në objektin e galerisë, renovimin e bibliotekës së qytetit dhe kanë zhvilluar takim me aktorë të Teatrit të Qytetit “Avdush Hasani” në Podujevës.

Më tej ata kanë vizituar xhamitë në fshatrat Herticë, Siboc dhe Lluzhan, me qëllim që të shohin nga afër objektet e vjetra fetare, të cilat janë objekte të trashëgimisë islame shqiptare dhe paraqesin modele autentike me vlera të rëndësishme historike e fetare, thuhet në njoftimin e Komunës.

U vlerësua se këto objekte janë në gjendje të rënduar dhe kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme për të cilën ministri Çeku, u zotua që shpejt do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ofruar siguri dhe mbrojtje për këto objekte me rëndësi historike, kulturore dhe fetare.

Gjatë vizitës këtyre objekteve ishin të pranishëm edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga treva e Llapit, Fitim Haziri dhe Vendenis Lahu. /Telegrafi/