Site icon Telegrafi

Çekiçi shënon dy gola, Konya e shqiptarëve mbetet e pamposhtur në Superligën e Turqisë

Ka përfunduar njëra nga sfidat më interesante deri më tani në kampionatin turk mes Konyasporit dhe Trabzonsporit.

Të gjitha janë parë në këtë takim, gola spektkolar, kartonë të verdhë, karton të kuq e autogola, por që në fund dy ekipet u desh të kënaqen me nga një pikë 2-2.

Corneliues ka kaluar mysafirët në epërsi pas një minute lojë, por Trabzonspor mbeti me një lojtar më pak në fushë kur në minutën e nëntë u përjashtua Viktor Hugo me karton të kuq.

Konyaspor ka dominuar ndeshjen, me shqiptarin Endri Çekiçi që realizoi dy gola në këtë takim.

Reprezentuesi i Shqipërisë të parin e shënoi në minutën e 20-të me gërshërë për 1-1, derisa të dytin e arriti me të filluar pjesa e dytë.

Mysafirët barazuan gjithçka në minutën e 76-të, kur mesfushori boshnjak i Konyas, Amir Hadziahmetovic realizoi gabimisht autogol.

Në këtë sfidë nga minuta e parë startuan për Konyan edhe Sokol Cikalleshi dhe Zymer Bytyqi.

Reprezentuesi i Kosovës ka qenë ndër më të mirët në fushë, ku çdo harkim i tij përbënte rrezik për portën kundërshtare.

Pas gjashtë javëve në kampionat, Konya mbetet e pamposhtur me tri fitore e tri barazime, derisa mbanë pozitën e pestë në tabelë me 12 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/by_12numara/status/1441046321419276298?s=20

Exit mobile version