Site icon Telegrafi

Me çekiçë thyen xhamat dhe vodhën stoli në vlerë prej 100 mijë dollarë, plaçkitësit kryejnë vjedhje si në filma në New York

Katër hajna me çekiçë në duar thyen një argjendari në New York – duke u larguar nga vendi i ngjarjes me stoli që kapin vlerën e 100 mijë dollarëve. Është interesant se gjithçka ndodhi në mes të ditës.

Janë Niken Alston, 21-vjeç, Alfred Long, 35, Alexandar Willson, 21-vjeç nga Bronxi që u arrestuan për shkak të vjedhje në vitrinën e përparmë të argjendarisë Golden Square, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, policia është akoma në kërkim të dyshuarit të katërt të paidentifikuar. Alston dhe Long akuzohen për plaçkitje, vjedhje të madhe dhe shkatërrim lokali.

Willson është hospitalizuar pas aksidentit dhe do të akuzohen në një të ardhme të “afërt”.

Në video shihen dy persona duke goditur me çekiçë dritare derisa dy tjerë futen brenda. Ata hapin një vrimë, duke futur përmes saj duart për ta bërë një vrimë më të madhe për të nxjerrë stolitë e floririt.

Gjithashtu mund të shihet punonjësi në lokal duke vrapuar në drejtim të trotuarit – e kap njërin nga çekiçët dhe i vërsulet grupit. Vetura e tipit SUV shihet duke kaluar dhe godet një veturë të parkuar derisa tentonin të largoheshin.

Policisë nuk i është nevojitur shumë kohë që të gjen veturën në Park Hill, dhe më pas të identifikojë të dyshuarit që më pas edhe u arrestuan. /Telegrafi/

Exit mobile version