Site icon Telegrafi

Çekia raporton afër 10 mijë raste të reja me coronavirus, Evropa në alarm

Çekia regjistroi 9,721 raste të reja me coronavirus, shifër kjo rekorde një-ditore që kur vendi u përball me pandeminë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, vendi me 10.7 milionë banorë ka regjistruar njëherësh edhe rritjen më të madhe të rasteve të reja me coronavirus në Evropë.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 149 mijë, përderisa janë shënuar gjithsej 1,230 viktima.

Përveç Çekisë, rritje të rasteve me virusin vdekjeprurës janë parë edhe në vendet e tjera evropiane sikurse në Britani të Madhe, Francë, Poloni, Gjermani, Holandë dhe në Spanjë.

Lidhur me këtë rast autoritetet e këtyre vendeve kanë filluar implementimin e masave parandaluese.

Gjatë stinës së pranverës, Evropa ishte përballur rëndë me pandeminë, ndërsa tani po raportohet për ‘rikthim’ të rasteve. /Telegrafi/

Exit mobile version