Site icon Telegrafi

Ceferin, UEFA: Nuk do të ketë VAR në Ligën e Kampionëve

Sergio Ramos dhe Aleksander Ceferin (Getty Images)

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin ka konfirmuar se nuk do të ketë VAR në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi sipas tij ende ka shumë konfuzion.

Video Assistant Referees [VAR] është hyrë në fuqi këtë sezon për t’ia lehtësuar punën gjyqtarëve me anë të teknologjisë.

VAR-i është zbatuar kryesisht në Serie A dhe Bundesliga këtë sezon, por mungesa e konsistencës së teknologjisë ka krijuar shumë polemika në lidhje me instalimin e tij në çdo garë.

Lexo po ashtu Zyrtare: VAR do të përdoret edhe në Botërorin e vitit 2018

Teknologjia e VAR-it është përfolur të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve, por presidenti Ceferin ka thënë se nuk do të ketë për të paktën edhe një vit.

VAR-i duke u përdorur në Serie A (Getty Images)

“Ne nuk do të miratojmë VAR-in në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”.

“Unë ende shoh shumë konfuzion nga VAR-i”, ka thënë Ceferin në Kongresin e zakonshëm të UEFA-s të hënën.

Lexo po ashtu Spanja konfirmon VAR-in për sezonin e ardhshëm

Megjithatë, Ceferin shtoi se ai nuk e kundërshtoi VAR-in për tu përdorur në Kupën e Botës, me një vendim të caktuar nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit (IFAB) të shtunën.

Ndryshe, VAR-i nga sezoni i ri pritet të implementohet edhe në kampionatin spanjoll, La Liga dhe atë anglez, Liga Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version