Telegrafi

Ceferin paralajmëron vendet organizatore të Euro 2020: Çdo ndeshje do të duhet të luhet me tifozë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka përjashtuar çdo mundësi që ndeshjet e ‘Euro 2020’ të zhvillohet këtë verë pa tifozë.

Momentalisht 11 vende kanë garantuar plotësimin e kushteve për të pritur tifozë verën e ardhshme në stadiumet e tyre.

Në dyshim është Glasgow, pasi qeveria skoceze është shfaqur skeptike dhe pritet të mos lejojë praninë e tifozëve në një nga dy qytetet që mund të zgjidhet për të pritur ndeshje të Euro 2020.

Megjithatë, Ceferin ka konfirmuar se ato qytete që nuk do të garantojnë praninë e tifozëve në stadiume do të jenë jashtë liste dhe do të zëvendësohen nga qytete të tjera.

Ai shtoi se vendimi përfundimtar është shtyrë për 20 prill.

“Ne kemi caktuar një afat të 20 prillit për vendimin përfundimtar për Euro. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet origjinale, por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë do të shkojë përpara në dhjetë ose 11 vende nëse një ose më shumë nga vendet nuk mund të plotësojnë kushtet e kërkuara”.

Lexo po ashtu UEFA po mendon t'ia marrë të drejtën e organizimit të ndeshjeve tri qyteteve të mëdha evropiane për Euro 2021

“Ne kemi disa skenarë, por një garanci që mund të bëjmë është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është jashtë tryezës”.

“Çdo nikoqir duhet të garantojë se do të ketë tifozë në ndeshje e tyre”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Ceferin.

Shënim: Euro 2020 vazhdon të mbetet emri zyrtar i Kampionatit Evropian të paraparë për t’u zhvilluar vitin e kaluar. /Telegrafi/