Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar sot letër-falënderuese presidentit të FFK-së, Agim Ademi.
Ai e ka falënderuarin të parin e FFK-së për përkrahjen dhe urimin drejtuar atij me rastin e rizgjedhjes në krye të UEFA-s për mandat të ri katërvjeçar.
Presidenti Çeferin ka shprehur bindjen e tij se së bashku me të gjithë anëtarët e UEFA-s do të vazhdojnë ta zhvillojnë lojën e bukur të futbollit.
Ai po ashtu e ka uruar presidentit Ademi dhe bashkëpunëtorëve të tij suksese në drejtimin e organit qeverisës të futbollit të Kosovës.
Aleksander Çeferin është rizgjedhur në krye të UEFA-s, pasi nuk kishte kundër-kandidat. /Telegrafi/