Telegrafi

Cedric te Interi, të premten mbyllet marrëveshja?

MANCHESTER, ENGLAND - NOVEMBER 04: Cedric Soares of Southampton FC takes a throw in during the Premier League match between Manchester City and Southampton FC at Etihad Stadium on November 4, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Interi mund ta mbyll marrëveshjen me mbrojtësin e Southamptonit dhe Portugalisë,  Cedric Soares, brenda të premtes.

Alfredo Pedulla i Sportitalia raporton se Interi ka arritur marrëveshje të plotë me Southamptonin, për huazim me të drejtë blerje.

Si rezultat, mbrojtësi 27-vjeçar do të mbërrijë në Milano nesër (e premte) për teste mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën së tij.

Cedric dhe James Ward-Prowse . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Cedric ka bërë 22 paraqitje për Southampton këtë sezon.

Një dëmtim ka bërë që ai ta humbas vendin në ekip nga adoleshenti Yan Valery.

Cedric Soares . (Photo by Lynne Cameron/Getty Images)

Mbrojtësi do të vijë si zëvendësim i Sime Vrsaljkos, i cili mund të kthehet në Atletico Madrid.

Kroati ka vuajtur shumë dëmtime prej se ka ardhur te Interi. /Telegrafi/