Telegrafi

Cech shpallet lojtar i vitit në Çeki për të nëntën herë

Portieri i Arsenalit, Petr Cech, është zgjedhur lojtari i vitit në Republikën e Çekisë.

Kjo është hera e nëntë që ai e fiton këtë çmim prestigjioz për vendin e tij dhe është një rekord në vete.

Cech u pensionua nga Republika e Çekisë pas Euro 2016 dhe deri atëherë ka regjistruar 124 paraqitje.

I dyti ishte Vladimir Darida i Hertha Berlinit, pastaj Borek Dockal, i cili së fundmi kaloi nga Sparta Prague te Henan Jianye në Superligën kineze.

Ceremonia u mbajt në Pragë. /Telegrafi/