Portieri i Arsenalit, Petr Cech, është zgjedhur lojtari i vitit në Republikën e Çekisë.
Kjo është hera e nëntë që ai e fiton këtë çmim prestigjioz për vendin e tij dhe është një rekord në vete.
Cech u pensionua nga Republika e Çekisë pas Euro 2016 dhe deri atëherë ka regjistruar 124 paraqitje.
I dyti ishte Vladimir Darida i Hertha Berlinit, pastaj Borek Dockal, i cili së fundmi kaloi nga Sparta Prague te Henan Jianye në Superligën kineze.
Ceremonia u mbajt në Pragë. /Telegrafi/