Telegrafi

Cech nuk u largua në mënyrë paqësore nga Chelsea: Çeku u përplas me Boehlyn për një lojtar

Legjenda e Chelseat, Petr Cech, nuk u pajtua me bashkëpronarin Todd Boehly për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Blutë kanë vendosur ta huazojnë belgun te Interi, pasi e kanë nënshkruar nga klubi italian për një shumë rekord një vit më parë.

Cech është larguar nga roli i tij si Këshilltar Teknik dhe i Performancës, me kontratën e tij që përfundon në fund të muajit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Petr Cech largohet nga Chelsea

Ish-portieri i Chelseat ndjeu se kishte ndikim të kufizuar në klub pasi Boehly mori përsipër klubin nga Roman Abramovich si pronar.

Sipas The Telegraph, Cech mendoi gjithashtu se klubi duhet të kishte këmbëngulur me Lukakun edhe për një sezon tjetër, pasi kishte investuar kaq shumë para në sulmuesin belg.

Boehly, megjithatë, dëshiron të shkojë në një drejtim tjetër dhe të lërë gjurmë në ekip me nënshkrime të mëdha parash këtë verë. /Telegrafi/