Një studim i ri mjekësor ka zbuluar se çdo sasi vrapimi lidhet dukshëm me një ulje të rrezikut të vdekjes së parakohshme.
Pra, edhe sasitë e vogla të vrapimit do ta përmirësojnë shëndetin e popullsisë dhe do ta rrisin jetëgjatësinë, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet tregojnë se vrapimi lidhet dukshëm me ulje të rrezikut të vdekjes nga çfarëdo lloj shkaktari.
Kjo bazohet edhe në analizimin e studimeve tjera, ku dëshmitë veçse e kanë thënë të veten.
Sipas studimeve, çdo sasi vrapimi ndërlidhet me 27% ulje të rrezikut të vdekjes.
Kjo është e barabartë për dy gjinitë.
Sa u përket sëmundjeve specifike, ata që vrapojnë kanë 30% rrezik më të ulët të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare; dhe 23% rrezik më të ulët të vdesin nga kanceri.
Vlen të ceket se ky zbulim është publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine”. /Telegrafi/