Site icon Telegrafi

Çdo i pesti apartament në Shkup është nën hipotekë

Që nga shtatori i këtij viti janë hipotekuar 132.527 apartamente, që është 12.2 përqind e gjithsej 1.084.534 apartamenteve të regjistruara në vendin tonë, tregojnë të dhënat e Regjistrit të çmimeve dhe pasurive të patundshme, shkruan “Meta.mk”.

Në krye të listës së qyteteve me numrin më të madh të hipotekave është Shkupi ku prej gjithsej 317.074 apartamenteve nën hipotekë janë vendosur 64.301 ose 20.2% prej tyre.

Në vendin e dytë është Negotina ku nën hipotekë janë vendosur 19.06 përqind e apartamenteve, ndërsa në vendin e tretë është Gjevgjelia ku nën hipotekë janë 16.43 e numrit të përgjithshëm të apartamenteve./Telegrafi/

Exit mobile version