Site icon Telegrafi

Çdo njeri zgjedh atë që nuk ka

Përgatiti: Elona Caslli

Kur Gandi (Mahatma Gandhi) studionte Drejtësi në një Universitet të Londrës, kishte një profesor që quhej Peters, të cilin nuk e duronte dot, megjithatë Gandi nuk ishte nga ata tipa që frikësohej.

Një ditë profesori po hante në mensë dhe Gandi u ul pranë tij. Profesori i tha: z. Gandhi a e dini që një derr dhe një zog nuk mund të hanë bashkë?

– Në rregull profesor, po fluturoj larg – u përgjigj Gandhi dhe shkoi të ulej në një tavolinë tjetër.

Profesori, i cili ishte tërbuar, vendosi të hakmerrej kur të vinte koha e provimit, por Gandi iu përgjigj shkëlqyeshëm të gjitha pyetjeve. Atëherë profesori vendosi t’i bënte një pyetje të fundit:

– Z. Gandi , imagjinoni sikur po ecni në rrugë dhe gjeni një çantë. E hapni dhe brenda gjeni pasuri dhe mençuri. Cilën prej tyre do të zgjidhnit?

– Sigurisht që pasurinë profesor.

– Unë do të kisha zgjedhur mençurinë – përgjigjet Profesori.

– Keni të drejtë. Tekefundit çdo njeri zgjedh atë që nuk ka – ia kthen Gandhi.

Profesori, i tërbuar, shkroi në librezën e notave fjalën “Idiot”.

Gandi e lexoi dhe u kthye mbrapsht-

– Profesor, ju keni firmosur por keni harruar të shkruani notën e provimit.

Lexo po ashtu Dhjetë thënie të Gandhit: Bëhuni ndryshimi që doni ta shihni në botë
Exit mobile version