Ibrahima Konate është kufizuar në vetëm katër ndeshjes si startues që kur nënshkroi për Liverpoolin për mbi 40 milionë euro nga RB Leipzig këtë verë.
22-vjeçari duhet të luftojë për një vend në dy rolet e qendërmbrojtësve kundër lojtarëve si Virgil van Dijk , Joel Matip, Joe Gomez dhe Nat Phillips.
Por francezi është i vendosur të dëshmojë se është i denjë për më shumë minuta te Liverpool në javët e ardhshme.
Ibrahima Konate thotë se nuk është “e lehtë” të jesh jashtë formacionit fillestar pasi ai përshtatet me jetën e tij të re me Liverpool.
“Sigurisht, nuk është e lehtë sepse çdo lojtar dëshiron të luajë, e dini? Por e di që jam i ri dhe duhet të punoj për të luajtur. Isha në Gjermani dhe tani jam në Ligën Premier në Liverpool, një nga skuadrat më të mira në botë”.
Ibrahima Konaté made more clearances (8) than any other player on the pitch at Old Trafford.
Liverpool have not conceded a goal with him on the pitch this season. ? pic.twitter.com/BlnsaePF5J
— Squawka Football (@Squawka) October 24, 2021
“Intensiteti është i ndryshëm dhe ju keni shumë lojtarë të mëdhenj këtu. Nuk është e lehtë, por ne luajmë futboll për këtë gjë”, ka thënë Konate.
Konate ka startuar dy nga tre ndeshjet e fundit të Liverpooli në Ligën Premier. Mbrojtësi do të shpresojë të përfshihet edhe një herë, kësaj radhe ndaj Arsenalit të shtunën në mbrëmje.
Liverpool have not conceded a goal whilst Konate has been on the pitch, the man has played 3 games ?? #lfc #liverpoolfc #ynwa pic.twitter.com/JiSEkIB7yg
— L5starfc ➐ (@l5starfc) October 25, 2021
“Sigurisht, kush nuk e ka këtë ambicie për të fituar Ligën Premier? Por tani për tani mendoj se duhet të jemi të përqendruar ndeshje pas ndeshje. Ne kemi Ligën Premier, kemi Ligën e Kampionëve – kemi shumë ndeshje, por me këtë ekip mendoj se mund të bëjmë një gjëra të mëdha këtë sezon. Të fitosh të dyja nuk është e lehtë. Por nëse mundemi, atëherë pse jo?”, deklaroi francezi. /Telegrafi/