Harta të cilën para disa ditëve e publikoi gazeta prestigjioze “Telegraf” tregon se në Maqedoni dhe në disa vende fqinje, qytetarët janë të armatosur në mënyrë solide, respektivisht një e katërta e popullsisë mbanë armë në shtëpi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sociologia Tanja Stojanovska Ivanova për “Tv 21” thotë se kjo është për shkak se qytetarët nuk u besojnë institucioneve shtetërore në Maqedoni dhe në rajon. Sipas saj, popullata për vetëmbrojtje më shumë ka besim në armët e tyre sesa në shërbimet e sigurisë.
Edhe gjenerali i pensionuar, Zehedin Tushi ka qëndrim të ngjashëm. Mosfunksionimi i institucioneve, sipas tij, i çon njerëzit që çështjen e sigurisë ta marrin në duart e veta./Telegrafi/