Rastet me coronavirus në Angli po dyfishohen çdo shtatë deri në tetë ditë, thonë të dhënat e fundit të muajit shtator.
Është vlerësuar se midis 22 gushtit dhe 7 shtatorit, 13 njerëz në 10 mijë ishin infektuar, krahasuar me katër njerëz për dhjetë mijë midis 24 korrikut dhe 11 gusht, raporton BBC.
Studimi u krye nga Imperial College London në më shumë se 150 mijë njerëz, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu sugjeroi se rastet me COVID-19 nuk trajtohen më në kujdesin shëndetësor ose në mjediset e shtëpive të kujdesit, siç shihet ishte në muajin maj dhe qershor.
Kjo sugjeron se virusi tani është përhapur më gjerësisht në komunitet, thonë ekspertët.
Profesor Paul Elliott, drejtor i programit në Imperial, pohoi se “Mendoj që gjëja me të vërtetë e rëndësishme është se ky sistem u krijua si një mënyrë paralajmëruese më e hershme. Dhe mendoj se ai e ka marrë sinjalin herët. Dhe kjo po e ushqen qeverinë”. /Telegrafi/