Site icon Telegrafi

Çbllokohen rrugët e malësisë së Tetovës

Shtabi i emergjencës në komunën e Tetovës ka verifikuar të dhënat e fundit nga tereni të cilat flasin se situata është nën kontroll, dhe për momentin nuk ka paraqitje për humbje në njerëz apo dëme materiale mbi pronën e qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat më të reja që vijnë nga komuna e Tetovës tregojnë se janë çbllokuar rrugët Shipkovicë-Brodec, rruga për në Kodrën e Diellit si dhe rruga Veshallë-Vicë-Brodec, të cilat tanimë janë të kalueshme.

Sipas këtyre të dhënave, janë vënë në lëvizje ekipe të Sektorit të punëve të brendshme për të rregulluar komunikacionin, si edhe njësite të ndihmës së shpejtë, për të asistuar në rast nevoje, sidomos në malësinë e Tetovës. Më tej, bëhet e ditur se shtabi emergjent i Komunës së Tetovës ka vendosur pika kujdestarie në të gjitha pikat kritike ku do të jenë prezent gjatë tërë natës për të ofruar asistencë dhe për të informuar rreth situatës.

Në Reçicë të Madhe situata është stabile, mehanizimi për arsye preventive edhe gjatë natës është duke punuar në pastrimin e shtratit të lumit si dhe zgjërimin e tij.

Lexo po ashtu Nga rreshjet e shiut bllokohen disa fshatra të malësisë së Tetovës (Foto/Video)

Komuna e Tetovës apelon deri te qytetarët që brenda natës të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe të mos qarkullojnë pa nevojë. Gjithahstu, komuna e Tetovës po pregadit informacion të cilin do të kërkojë të kalojë si pikë urgjente në mbledhje të Qeverisë së RM, ku edhe njëherë do të kërkojmë që plani aksional i cili doli nga raporti i Ekspertëve të BE-së dhe Komisionit për vlerësim të Dëmeve nga Vërshimet e 3 gushtit të vitit të kaluar në Tetovë, të vihet në fuqi, që parasheh ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 25 milion euro nga pushteti qendror.

Lexo po ashtu Vërshime në Reçicë të Madhe (Video)

Sipas komunës, këta mjete janë të domosdoshme dhe sigurojnë prevencion afatgjatë nga paraqitja e dëmeve nga vërshimet në të ardhmen, ku në plan të parë është siguria e jetës dhe pronës së qytetarit tetovar. Plani aksional parasheh pastrimin e digave, riparimin e tyre, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe përrenjëve, si dhe masa të tjera afatgjate që nënkuptojnë siguri dhe vënien në minimum të dëmeve gjatë vërshimeve eventuale në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version