Aktorja e njohur tropojane Arjola Demiri ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve në pak kohë!
Për shkak të rolit të saj në serialin “O Sa Mirë” si vajza tropojane me emrin ‘Çbane ‘, ajo arriti që të rrëmbejë zemrat e mijëra shqiptarëve.
Demiri tashmë është kthyer në një personazh mjaft të ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, aktorja e njohur ka treguar se e pëlqen shumë kalërimin, teksa ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet duke kalëruar.
“Rruga drejt qiellit është në kalë”, ka shkruar Arjola në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta nuk është parë të jetë e pranishme në episodet më të fundit të serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/