Telegrafi

Cavani rikthehet në Serie A?

Edinson Cavani (Getty Images)

Edinson Cavani ka shumë gjasa të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të kthehet në Itali, me Napoli dhe Juventus favoritë për shërbimet e tij.

Reprezentuesi i Uruguait impresionoi me paraqitje në Kupën e Botës, por humbi ndeshjen çerekfinale ndaj Francës për shkak të lëndimit.

Sipas gazetës katalunase Sport, Neymar i ka kërkuar Paris Saint-Germain që të shpëtojë nga Cavani dhe të bëjë një ofertë për shokun e tij të vjetër të Barcelonës, Luis Suarez.

Lexo po ashtu Neymari kërkon nga PSG-ja të nënshkruajnë me Suarezin

Nuk është absolutisht sekret që Cavani dhe Neymar nuk shkojnë mirë së bashku, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, kështu që një kërkesë e tillë është shumë e besueshme.

Cavani pati paraqitje superiore në Botërorin e Rusisë (Getty Images)

Nëse ‘Matador’ largohet nga Parisi, një kthim në Serie A është opsioni më i mundshëm, pasi ai ka luajtur atje për Palermon dhe pastaj edhe Napolin.

Babai i Cavanit i tha mediave uruguaiane këtë javë se “Napoli është klubi i vetëm ku Edi ndihet me të vërtetë i lumtur”.

Lexo po ashtu PSG gati spastrimin, gjashtë lojtarë drejt largimit – Pogba dhe Griezmann drejt kryeqytetit francez

Juve janë gjithashtu të interesuar që Gonzalo Higuain të lëvizë gjatë verës, por Napoli mbetet favoritë për një rikthim të jashtëzakonshëm.

31-vjeçari u largua nga Stadio San Paolo për në Paris në 2013 me një kosto prej 64.5 milionë euro, ndërsa çmimi i tij besohet të sillet prapë afër shifrave. /Telegrafi/