Edinson Cavani ka shumë gjasa të largohet nga Paris Saint-Germain dhe të kthehet në Itali, me Napoli dhe Juventus favoritë për shërbimet e tij.
Reprezentuesi i Uruguait impresionoi me paraqitje në Kupën e Botës, por humbi ndeshjen çerekfinale ndaj Francës për shkak të lëndimit.
Sipas gazetës katalunase Sport, Neymar i ka kërkuar Paris Saint-Germain që të shpëtojë nga Cavani dhe të bëjë një ofertë për shokun e tij të vjetër të Barcelonës, Luis Suarez.
Nuk është absolutisht sekret që Cavani dhe Neymar nuk shkojnë mirë së bashku, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, kështu që një kërkesë e tillë është shumë e besueshme.
Nëse ‘Matador’ largohet nga Parisi, një kthim në Serie A është opsioni më i mundshëm, pasi ai ka luajtur atje për Palermon dhe pastaj edhe Napolin.
Babai i Cavanit i tha mediave uruguaiane këtë javë se “Napoli është klubi i vetëm ku Edi ndihet me të vërtetë i lumtur”.
Juve janë gjithashtu të interesuar që Gonzalo Higuain të lëvizë gjatë verës, por Napoli mbetet favoritë për një rikthim të jashtëzakonshëm.
31-vjeçari u largua nga Stadio San Paolo për në Paris në 2013 me një kosto prej 64.5 milionë euro, ndërsa çmimi i tij besohet të sillet prapë afër shifrave. /Telegrafi/