Qendërsulmuesi uruguaian, Edinson Cavani thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Juventusi për shkak të dashurisë së tij për ish-ekipin, Napolin.
Sipas mediumi Sky Sport Italia, sulmuesi i njohur si ‘El Matador’ ka refuzuar një shans për t’u bashkuar me Bianconerët këtë verë, pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadoi pas mbylljes së sezonit.
Ish-ylli i Napolit, i cili shënoi 104 gola në 138 ndeshje gjatë kohës së tij në San Paolo, është lidhur me një mori klubesh evropiane muajve të fundit.
Ai dukej i vendosur për një transferim në Benfica, por transferimi thuhet se dështoi për shkak të kërkesave të larta të pasus nga ylli uruguaian.
33-vjeçari është ende në kërkim të një klub të ri dhe është lidhur fort me një transferim te Atletico Madridi i trajnerit Diego Simeone.
Cavani gjithashtu lidhet me një transferim në Superligën e Kinës ose në Mayor League Soccer. /Telegrafi/