Telegrafi

Cavani refuzon ofertë të madhe nga Unitedi, e do kalimin te Atletico

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka refuzuar një ofertë të madhe nga Manchester United .

Cavani, 32 vjeç, është i lirë të largohet nga PSG këtë muaj pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Unitedi dhe Chelsea janë klubet më të interesuara për uruguaianin, por Atletico Madrid thuhet se ka mbetur si favorit.

Lexo po ashtu Babai i Cavanit zbulon ekipin që sulmuesi preferon të transferohet

Urguaiani është i lirë të flasë me klubet e huaja dhe United besohet se bëri një propozim kontrate me vlerë rreth 10 milionë funte në vit, plus një bonus të madh nënshkrimi.

Sipas mediumit Foot Mercato, ato janë të njëjtat kushte të ofruara nga Atletico Madrid, të cilët tashmë kanë parë një ofertë të refuzuar nga PSG.

Por, Cavani thuhet se kundërshtoi ofertën nga Unitedi pasi ai është ‘fiksuar’ për të kaluar në kryeqytetin spanjoll te Atletico. /Telegrafi/