Telegrafi

Cavani: Nuk do veproja si Higuaini

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani respekton zgjedhjen e Gonzalo Higuain për të shkuar në Juventus, por thotë se vet kurrë nuk do të kishte bërë atë.

Vendimi i argjentinasit për të lënë ekipin e tij në favor të konkurrentëve të tyre të drejtpërdrejtë ka lënë tifozët e qytetit jugor krejtësisht të zemëruar dhe të hidhëruar.

Disa figurat e futbollit kanë kritikuar Higuainin për zgjedhjen e tij, ku më së shumti spikat Diego Armando Maradona.

Lexo po ashtu Higuain lavdëron dhe falënderon tifozët e Napolit, kështu iu përgjigjen ata (Foto)

Ndërsa, Cavani, i cili ishte sulmuesi i Napolit para ‘El Pipita’, nuk ishte edhe tepër i impresionuar nga kjo lëvizje.

“Të gjithë e bën zgjedhje që ata mendojnë se duhet të bëjnë, kështu që ai duhet atë ta thotë. Por, unë kurrë nuk do të kisha bërë atë”, përfundoi Cavani. /Telegrafi/