Aventura e Edinson Cavanit tek Paris Saint Germain po përfundon pas gjashtë viteve të suksesshme.
Sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga kampionët e Francës gjatë afatit kalimtar dimëror pasi ka humbur vendin e titullarit.
Ardhja e Mauro Icardit në klub si dhe lëndimet kanë bërë që Cavani të mbetet vetëm një zgjedhje nga banka rezervë.
32-vjeçari ende mund të luaj në kampionatet më të forta evropiane pas Atletico Madrid insiston për transferimin e tij në La Liga.
Ndërkohë Cavani ka oferta edhe nga Interi e Napoli në Serie A, që për të do të ishte një rikthim në futbollin italian.
Gjithsesi i padëshiruari nga PSG mund ta vazhdoj karrierën edhe jashtë kontinentit evropian pasi ofertat nuk mungojnë nga Katari, Kina, Japonia dhe MLS amerikane.
Kontrata e uruguaianit me PSG-në skadon në qershor të vitit 2020, mirëpo ai mund të largohet nga klubi gjatë janarit pasi pritet që të shkëputet kontrata me marrëveshje të dyanshme. /Telegrafi/