Telegrafi

Cavani: Merituam të fitojmë ndaj Arsenalit

Edinson Cavani mendon se skuadra e tij ka luajtur më mirë se Arsenali dhe meritoi të fitojnë në fund.

Në ndeshjen e luajtur të mërkurën mbrëma, Arsenali dhe PSG kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2, por sulmuesi uruguaian mendon se ekipi i tij merito të fitoj.

“Ne merituam të fitojmë. Ne bëmë më shumë se Arsenali dhe kishim shanse më të mira”, ka thënë Cavani.

“Është mirë për të bërë një paraqitje si kjo kundër ekipeve të tilla”, përfundoi sulmuesi uruguaian, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Cavani shënoi golin e parë të takimit, duke kaluar PSG-në në epërsi. /Telegrafi/