Telegrafi

Cavani i lumtur te PSG

Cavani gjatë ndeshjes kundër Celticut (Foto: Getty Images)

Edinson Cavani në ditën e fundit ishte folur për një kalim të mundshëm te Milani gjatë verës.

Por, sulmuesi uruguaian ka mohuar gjithçka duke thënë se është shumë i lumtur te Paris Saint Germaini.

“Në Paris jam mirë, kam raport të mirë me qytetin, njerëzit dhe gjithashtu me klubin”.

Cavani në ndeshjen e dytë ndaj Realit në LK (Foto: Getty Images)

“Çdo vit me vendosin për shtije, gjithmonë flasin për këtë”.

“Ka gjëra që unë personalisht do të doja të përmirësoja për të mirën e klubit dhe të skuadrës, por ta shikojmë se çfarë do ndodh në sezonin e ardhshëm”.

Lexo po ashtu Formacioni i vitit në Ligue 1, dominohet nga lojtarët e PSG-së

“Kam rinovuar me dëshirën për të qëndruar. Kam kaluar pesë vite me Paris Saint Germainin dhe është e qartë se e dua më të mirë”, ka thënë Cavani.

Ne të kaluarën 31-vjeçari në Serie A ka luajtur te Palermo dhe Napoli. /Telegrafi/