Telegrafi

Cavani është pranë nënshkrimit me Benfican

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Edinson Cavani spekulohet se ka arritur marrëveshje që t’i bashkohet Benficas gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit ishte identifikuar si shënjestra e Leeds United pas rikthimit në Ligën Premier, mirëpo sipas Todo Fichajes, ky transferim duket se nuk do të ndodhë.

Në bazë të këtij raportimi, uruguaiani e ka pranuar ofertën e klubit portugez dhe kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje para se të ndodhë kalimi në Lisbonë.

(Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Besohet se 33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Benfican, ndërsa marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Leeds Unitedit në Ligën Premier – Bielsa pritet ta ketë sulmin e frikshëm me Ibrahimovicin dhe Cavanin

Zlatan Ibrahimovic ka qenë një opsion tjetër për Leeds, mirëpo Cavani është dukur gjithmonë alternativa më e përshtatshme. /Telegrafi/