Telegrafi

Cavani i është ofruar Interit

Edison Cavani (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani, thuhet se i është ofruar Interit si zëvendësues i Alexis Sanchezit.

Sulmuesi kilian pritet të kthehet te Manchester Unitedi, pas një sezoni të shoqëruar me lëndime, ndërkaq ka kohë që spekulohet se ylli i Uruguait mund të largohet nga kampioni francez.

Gazzetta dello Sport bën të ditur se përfaqësuesit e Cavanit ua kanë propozuar Nerazzurrëve sulmuesin e PSG-së.

(Foto: UEFA – Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

33-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në fund të qershorit, prandaj ky do të ishte një transferim që i përshtatet Interit.

Megjithatë, është raportuar se PSG planifikon t’i ofrojë kontratë të re Cavanit që do ta mbante në Parc de Prices deri në vitin 2022. Në këtë rast, Mauro Icardi do të kthehej te Interi dhe klubi italian nuk do t’i përfitonte 70 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/