Telegrafi

Cavaliers të pandalshëm, debakël i Golden State Warriors (Foto/Video)

Cleveland Cavaliers kanë hapur sezonin e NBA-së me një fitore bindëse ndaj New York Knicks duke triumfuar me rezultat 117:88.

Kampionët e ligës më të fortë të basketbollit në botë triumfuan në saje të një loje të shpejtë dhe duke mos u lënë shumë hapësira basketbollistëve kundërshtarë.

“Mbreti” LeBron James realizoi ‘triple-double’ e 43-të në karrierën duke shënuar 19 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime. Irving shkëlqeu me 29 pikë dhe Kevin Love me ‘double-double’ shtoi 23 pikë dhe 12 kërcime.

Carmelo Anthony në anën tjetër pati 19 pikë dhe 5 kërcime, Rose shtoi 17 pikë dhe 3 kërcime, por Cristaps Porzingis pati 16 pikë dhe 7 kërcime.

LeBron James realizoi ‘triple-double’ e 43-të në karrierë

Fitorja në shtëpi në fillim të sezonit arriti edhe Portland TrailBlazzers, të cilët triumfuan ndaj Utah Jazz me rezultat 113:104, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, derbi i natës u luajt në Oracle Arena, ku San Antonio Spurs i shkaktuan një humbje të rëndë Golden State Warriors. Ekipi i Steve Curryt, i cili ishte shpallur si favorit absolut këtë sezon pas ardhjes së Kevin Durant, nuk kishte asnjë mundësi kundër Spurs.

San Antonio mori kontrollin e lojës që nga minuta e parë dhe në fund shifrat në semafor tregonin një epërsi prej 29 pikëve, përkatësisht Spursat triumfuan me rezultat 129:100.

As 27 pikët e Durant, por as 26 sosh të Curryt nuk e ndihmuan Warriors të trupërohen

Kahwi Loenard përfundoi takimin me 35 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Aldridge realizoi ‘double-double’ duke shënuar 26 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Jonathon Simons shtoi 20 pikë dhe pati 4 kërcime.

Kevin Durant realizoi ‘double-double’ e parë në karrierë si basketbollist i Golden State në saje të 27 pikëve, 10 kërcime dhe 4 asistime. Steephen Curry shënoi 26 pikë me 4 asistime dhe 3 kërcime, ndërsa Dramond Green me ‘double-double’ duke shënuar 18 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime. /Telegrafi/