Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Kampioni dhe nënkampioni i NBA-s kanë shënuar fitore të reja për të përforcuar pozitat e tyre.
Cleveland Cavaliers ka shënuar fitore me diferencë prej njëzet pikësh kundër Orlando Magic me rezultat 122:102.
Te Cavs më i miri duke regjistruar ‘triple-double’ prej 18 pikë, 11 kërcime dhe po aq asistime ishte LeBron James ndërsa edhe Kevin Love arriti ‘doubler-double’ me 28 pikë dhe 11 kërcime.
Evan Fournier realizoi 21 pikë për Magic, por e cila nuk ishe e mjaftueshme për fitore, transmeton Telegrafi.
E në takimin tjetër, Golden State Warriors ka triumfuar kundër Minnesota Timberwolwes me rezultat 121:107.
Klay Thopmpson pati edhe një mbrëmje fantastik duke realizuar 41 pikë Stephen Curry shtoi 19 sosh.
Andrew Wiggins dhe Shabazz Muhammad realizuan nga 24 pikë secili për ‘ujqërit’, të cilën pësuan humbjen e radhës në NBA.
Pas kësaj, Cavs dhe Warriors mbetet lider të Konferencave, përkatësisht Lindore dhe Përndimore. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Indiana 108-90 Toronto
New Orleans 131-134 Denver
Oklahoma 110-79 Milwaukee
San Antonio 95-89 Memphis
Sacramento 98-87 Dallas
Washington 118-110 Charlotte
New York 100-91 Chicago
Philadelphia 118-141 Brooklyn
Utah 106-87 Portland