Një Qeveri kriminale dhe e korruptuar, e cila nuk ka fuqi ta ushtrojë sovranitetin në tërë territorin, nuk ka të drejtë të akuzojë Lëvizjen Vetëvendosje për aksionin e ndërmarrë në kufirin me Malin e Zi, për të treguar dëmin që po i shkaktohet Kosovës me demarkacionin. Kështu tha për KosovaPress, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.
Çaushi thotë se “po të kishim një Qeveri të përgjegjshme para qytetarëve dhe para përgjegjësisë që ka si pushtet, për të kontrolluar dhe menaxhuar territorin e vet, nuk do të kishte nevojë që të kontestohet një gjë e tillë për dhjetë muaj”.
Ai shton se aksioni i tillë politik ka qenë për të treguar gabimet që janë bërë dhe për “faljen potenciale të tokës Malit të Zi, të cilën po synon ta bëjë kjo qeveri”.
Çaushi thotë se deklaratat me anë të cilave sulmohet VV, si qëllim kanë “shmangien e vëmendjes nga problemi thelbësor”.