Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, për përgjimet që u publikuan sot thotë se po bie alarmi për qytetarët.
kidnapim i shtetit dhe institucioneve nuk do ndalet ndonjëherë vetëvetiu, dhe alarmi për qytetarët bie kështu siq ndodhi sot me këto përgjime, e jo si ndonjë shenjë nga qielli.
“Gjepurat si këto të Adem Grabovcit për të lidhur kundërshtarët politik me UDB-në dhe regjimin serbo-jugosllav, janë shndërruar në një protokoll bajat të mbrojtjes të zaptuesve të shtetit dhe mediave të tyre.
Vështirë se do të kishte projektuar regjimi serb një pushtet më shtetrrënues e të dëmshëm se pushteti aktual kriminal në Kosovë. Përgjimet e fundit vetëm sa rivërtetojnë këtë fakt.
Sidoqoftë, ky kidnapim i shtetit dhe institucioneve nuk do ndalet ndonjëherë vetëvetiu, dhe alarmi për qytetarët bie kështu siq ndodhi sot me këto përgjime, e jo si ndonjë shenjë nga qielli”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/