Telegrafi

Çaushi dënon sulmin tek Zyra e Presidentes: Pse nuk reagon tash MPB dhe Policia?

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, në Facebook ka shkruar se aktet si ato të sotmet ndaj Zyrës së Presidentes janë të papranueshme dhe të dënueshme. Çaushi ka ftuar organet përkatëse që të veprojnë.

“Aktet e tilla si sulmi ndaj Zyrës së Presidentes janë të papranueshme dhe të dënueshme.

Ministria e Brendshme dhe Policia duhet të vepronin pikërisht në raste të tilla, por pushtetit po i intereson ta përdorë Policinë vetëm që të shtyp protestat e të arrestojë opozitën.

Ne sërish iu bëjmë thirrje të gjithë të pakënaqurve që në vend se të ndërmarrin veprime të tilla, të bashkohen me ne në protesta e demonstrata deri në largimin e kësaj qeverie antikushtetuese.

Qeveria e Kosovës duhet të largohet sa më parë, ashtu që t’iu kthehet legjitimiteti institucioneve dhe të kthehet normaliteti në Kosovë”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.