Site icon Telegrafi

CATL vazhdon të dominojë tregun e baterive të veturave elektrike, duke marrë 33 për qind të shitjeve në janar-shkurt

Studiuesi korean i tregut SNE Research doli me një analizë janar-shkurt 2023 duke zbuluar se CATL është ende prodhuesi më i madh i baterive të veturave elektrike në botë, duke marrë një pjesë të tregut prej 33.9 për qind, pas saj vije BYD pason me 18.2 për qind dhe LG Energy Solution është i treti me 13.3 për qind.

Është e rëndësishme të theksohet se pjesa e tregut nga viti në vit e CATL ra nga 35.1 për qind, por gjithsesi u rrit ndjeshëm në drejtim të dërgesave absolute duke shkuar nga 19GWh në 2022 në 25.5GWh në 2023.

BYD, nga ana tjetër, siguroi një pjesë më të madhe tregu krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022, duke shkuar nga 11.3 për qind në 18.2 për qind në janar-shkurt 2023. Dërgesat u rritën nga 6.1GWh në 13.7GWh – apo me rritje prej 122.6 për qind, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.

Pjesa e tregut për top 10-shin dhe kompanitë e tjera

SNE Research thekson zinxhirin e furnizimit të BYD-së si arsyen kryesore për performancën e tij të mirë këtë vit. Ajo furnizon bateri për prodhues të tjerë, por gjithashtu i përdor ato për automjetet e saj të brendshme.

Kompania koreane LG Energy Solution pa një rritje prej 5,19 për qind, duke arritur dërgesat totale në 10 GWh dhe duke siguruar një pjesë më të madhe prej 13,3 për qind të byrekut si rezultat, ndërsa kompania japoneze Panasonic qëndron në vendin e katërt, duke u vendosur përpara firmave koreane SK On dhe Samsung SDI.

Pjesa tjetër e top 10 është zënë edhe një herë nga prodhuesit kinezë CALB, Gotion, Eve Energy dhe Sunwoda. Në përgjithësi, tregu po rritet me shpejtësi. Në janar-shkurt 2022, dërgesat totale të baterive u rritën me 39 për qind, apo nga 54.1GWh në 75.2GWh. /Telegrafi/

Exit mobile version