Site icon Telegrafi

Çatia e parlamentit britanik pikon, deputetët detyrohen ta ndërprenë debatin për Brexit-in (Video)

Deputetët e parlamentit britanik janë detyruar ta ndërpresin në gjysmë seancën ku po debatonin për Brexit-in, pasi një sasi e ujit ishte futur brenda sallës pas reshjeve të mëdha të shiut.

Si rezultat i sasisë së ujit që ishte futur brenda pasi kishte pikuar nga çatia, zëvendëskryeparlamentarja Lindsay Hoyle është detyruar ta ndërpresë seancën, transmeton Telegrafi.

Pallati Vestminster ka nevojë urgjente për riparime e meremetime, kurse deputetët më herët kishin refuzuar të bëhet një gjë e tillë, pasi do të detyroheshin të largohen për një kohë nga sallat ku tradicionalisht janë mbajtur seancat.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur një grup i vogël i deputetëve që po debatonin, detyrohen ta ndërpresin seancën për shkak të ujit që ishte futur brenda. /Telegrafi/

Exit mobile version