Telegrafi

“Cataleya” projekti i ri nga Kidda

Kidda (Foto: YouTube)

Gjatë këtij viti, emri i artistit Kidda është lakuar mjaft shumë në faqet rozë.

Kjo vjen për shkak të suksesit të tij në industrinë muzikore, ndërsa ka rezultuar të jetë tejet i dëgjuar në platformat digjitale.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se kënga më e re tashmë është e qasshme për kë do.

“Cataleya” mban titullin projekti, tekstin e së cilës e ka shkruar vet këngëtari.

Kurse në klip, ai shihet me armë dhe e rrethuar me vajza, xhirime të cilat i ka bërë Valon Aziri.

(Foto: Instagram)

Që në minutat e parë të lansimit, prodhimtaria muzikore ka bërë bujë në rrjete sociale. /Telegrafi/