Antonio Cassano ka dhënë një intervistë ku ka folur për lojtarët më të mirë dhe më të mbivlerësuar në botë.
Për Paul Pogban, James Rodriguezin dhe Mario Balotellin, sulmuesi italian tha se janë të mbivlerësuar.
Por kur ai pyetet për më të mirët, natyrisht Messi e ka vjedhur edhe zemrën e Cassanos.
“Të tre lojtarët më të fortë? Messi është më i miri. Gjithmonë. Pastaj Iniesta. Pastaj Xavi së bashku me mua. Unë kam ende vlera dhe e meritoj podiumin”.
Ai foli edhe për duelin mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Messi është Roger Federer, Ronaldo është Rafael Nadal: dy kampionë me stile të ndryshme”.
“A e keni parë se çfarë Messi bëri në El Clasico të dielën? Barcelona janë ende një ekip i frikshëm”, ka nënvizuar Cassano. /Telegrafi/