Site icon Telegrafi

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ish-përfaqësuesi i Italisë, Antonio Cassano, së fundmi ka theksuar se portugezi Cristiano Ronaldo nuk është as në mesin e dhjetë lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave për të.

Italiani tha se për të ka vetëm një Ronaldo dhe ai është braziliani i “vërtetë”, gjë që nuk i ka pëlqyer legjendarit portugezi.

“Cristiano Ronaldo, për mendimin tim, nuk është as në mesin e dhjetë lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, për mua është vetëm një Ronaldo dhe ai është braziliani, El Fenomeno”, ka thënë Cassano para disa ditësh.

Tani sulmuesi italian ka treguar se pas asaj deklarate portugezi i ka dërguar një mesazh dhe ka bërë një lëvizje krejtësisht të papritur.

“Pas deklaratës sime, pashë një mesazh në telefonin tim nga një numër spanjoll, ishte Cristiano Ronaldo”, zbuloi fillimisht.

“Ai më tha se nuk e respektova dhe më pas më dërgoi një listë të golave, asistimeve, statistikave, rekordeve dhe trofeve të tij, por unë i qëndroj mendimit tim”, përfundoi italiani.

Cassano e filloi karrierën e tij në Bari, dhe gjithashtu luajti te Roma, Real Madridi, Sampdoria, Milani, Interi, Parma dhe Verona, ku e mbylli karrierën e tij më 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version