Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano nuk i vlerëson fare kontributet e Rafael Leaos për Milanin, duke pretenduar se klubi ‘nuk ka kampionë’.
24-vjeçari portugez është ylli i spikatur në skuadrën e Stefano Piolit dhe ka performuar mirë këtë sezon, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime në pesë ndeshjet e para të Serie A, por pavarësisht kësaj ai ka qenë në qendër të kritikave ditët e fundit.
Disa ekspertë, si ish-trajneri Fabio Capello, mendojnë se Milani sillet shumë rreth Leaos dhe se lojtari nuk kontribuon mjaftueshëm për ekipin, qoftë në mbrojtje, qoftë në ndërtimin e lojës.
Duke folur në BoboTV përmes Calciomercato.com, Cassano vlerësoi statusin e yllit të Leaos në Milano dhe çfarë kontribuon ai.
#Cassano attacca #Leao: ‘Né carne né pesce, #Nzola ha fatto più gol. Il #Milan non ha campioni’ https://t.co/cZCHRYNnvE
— calciomercato.com (@cmdotcom) September 26, 2023
“Leao nuk është as mish, as peshk, ai më kujton Martialin. Vitin e kaluar Nzola shënoi më shumë gola se ai”.
“Në Ligën e Kampionëve na duhen lojtarë me personalitet që mund të trondisin ndeshjet, por Milani nuk ka kampionë”, ka thënë Cassano.
Ndeshjet e ardhshme të Milanit janë kundër Cagliarit, Lazios dhe Borussia Dortmundit, duke i shtyrë ata të fillojnë të performojnë shpejt në mënyrë që të qëndrojnë pranë liderit të ligës, Interit dhe ta vendosin veten në një pozicion të mirë në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/