Anotnio Cassano nuk ndryshon asnjëherë me analizat e tij për futbollin italian në përgjithësi.
Ish-sulmuesi i famshëm italian ka goditur Interin pas humbjes në derbi ndaj Milanit, duke lavdëruar Fonsecan dhe Christian Pulisicin.
“Nuk e mendoja që Milani mund ta luante derbin me dy sulmues për të thënë të vërtetën. Fonseca kishte organizuar një ndeshje perfekte. Pulisic është një lojtar i vërtetë dhe e tregoi veten në golin e parë. Milani e meritoi fitoren sepse kishte idetë e trajnerit të tij. E asfaltoi Interin”, deklaroi Cassano.
Tutje Cassano thotë se nuk ka krizë të rezultateve te Interi, pasi i sheh ata si kampion në Serie A, megjithatë në derbi Neroazzurët kanë zhvilluar një ndeshje të dobët.
“Nuk mund të them që Interi ka krizë, por nëse kjo skuadër nuk fiton titullin atëherë është një dështim i madh. Madje edhe nëse arrin -1 pikë nga skuadra kryeseuese. Është skuadra më e fortë në Itali dhe me diferencë. Mirëpo zikaltrit nuk e treguan këtë dhe bënë ndeshje të dobët”.
“Ndoshta mund ta kishin përmbysur, në rast se Maignan nuk do të bënte atë pritje vendimtare ndaj Thuramit. Fonseca tha diçka shumë të drejtë: Asnjë skuadër nuk ka vënë kaq shumë në vështirësi Interin në Serinë A. Unë pash një ekip të dobët dhe mesfusha nuk ka bërë ndeshje të mirë”.
“Interi u fut në fushë me idenë që ne jemi skuadra më e fortë, por nuk e treguan. Vitin e kaluar kishin 15 pikë dhe tani vetëm 8. Nuk e di çfarë duhet të bëjë”, tha Cassano.
Tutje ish-sulmuesi italian tha se Interi nuk ka gjasa të triumfojë në Ligën e Kampionëve, përkundër se shihen si ndër skuadrat favorite.
“Pas ndeshjes në Manchester filluan të shpërthenin të gjithë se Interi do të fitojë Ligën e Kampionëve, por nga lind ky status. Ishte i zoti në mbrojtje dhe me disa kundërsulme. Lexova që Inzagi ishte më i miri në botë”.
“Nuk e di nga doli ky status evropian i Interit. Interi ka fituar vetëm një titull kampion. Unë shpresoj që të fitojë sërish dhe mendoj se do ta bëjë, por të shohim çfarë do të bëjë në Ligën e Kampionëve. Nuk mendoj që mund t’ia dalë”, tha Cassano. /Telegrafi/