Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, ka thënë se Gonzalo Higuain vlen 90 milionë euro pasi është një ‘përbindësh’.
Argjentinasi ka lënë Napolin me një rekord fantastik në Serie A për tu bashkuar me Juventusin.
“Çmimi është në rregull, kur i konsideron çmimet që paguhen për lojtarë normal”.
“Nuk e mbajë mend që Juventusi ka paguar ndonjëherë kaq shumë. Ai është një përbindësh”, ka thënë Cassano.
Higuain tashëm ka filluar punën me skuadrën e re. /Telegrafi/