Dita e parë e Ligës së Kampioneve për sezonin 2018/19 ishte emocionuese pasi tifozët u shpërblyen me ndeshje emocionuese dhe rekorde të pabesueshme individuale u thyen.
Në ndeshjen Barcelona – PSV, argjentinasi Lionel Messi u bë lojtari i parë që ka shënuar tetë het-trika në Ligën e Kampionëve, duke e lënë pas Ronaldon me shtatë.
Një tjetër rekord individual u thye në ndeshjen që Porto e zhvilloi ndaj Schalkes në kuadër të grupit D.
Portieri i Portos, Iker Casillas u bë lojtari i parë në histori që luajti në 20 sezone në Ligën e Kampionëve.
37-vjeçari e nisi nga minuta e parë ndeshjen që Porto barazoi.
Ai ishte në barazim sa i përketë sezoneve me ish-yllin e Manchester United, Ryan Giggs, që luajti në 19 edicione të Ligës së Kampionëve.
Giggs pasohet nga një tjetër legjendë e ‘Old Trafford’, Paul Scholes që zë vendin e me 17 sezone në garën e elitës evropiane. /Telegrafi/
Lojtarët që i kanë mbi 15 sezone
20 sezone: Iker Casillas (Real Madrid, Porto)
19 sezone: Ryan Giggs (Man. United)
17 sezone: Paul Scholes (Man. United)
16 sezone: Xavi Hernández (Barcelona)
16 sezone: Arjen Robben (PSV, Chelsea, Real Madrid, Bayern)
15 sezone: Zlatan Ibrahimovic (Ajax, Juventus, Inter Milan, Barcelona, AC Milan, Paris, Man. United)
15 sezone: Raul González (Real Madrid, Schalke)
15 sezone: Gary Neville (Man. United)
15 sezone: Cristiano Ronaldo (Man. United, Real Madrid)
15 sezone: Ashley Cole (Arsenal, Chelsea, Roma)
15 sezone: Andres Iniesta (Barcelona)